Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer mbrëmë në oborrin e një banese në Kamëz, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 22:15 në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Kamëz. Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri.
Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij. Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ABC News Albania 24/7