Daçiç: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të jetë në agjendën e takimit të nesërm

schedule16:31 - 18 Prill, 2023

schedule 16:31 - 18 Prill, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi në Strasburg se në seancën e nesërme të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës nuk do të diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në atë organizatë.

“Fakti që dikush po flet për këtë, si dhe për liberalizimin e vizave, në ditët kur po bëhen dhjetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, nga e cila nuk kanë zbatuar asgjë, është një akt hipokrizie të madhe dhe pafytyrësi ndaj Republikës së Serbisë”, tha Daçiç në një deklaratë për gazetarët në Strasburg.

Sipas Daçiçit, për momentin është e paqartë se kur dhe nëse kjo çështje do të jetë në rend dite, ndërsa disa vende, në krye me Gjermaninë, mendojnë se duhet bërë urgjentisht.

“Vetëm kur të formohet Unioni i Komunave Serbe, mund të flasim për diçka tjetër”, theksoi ai.

Daçiç nënvizoi se bisedimet e nivelit të lartë për formimin e Asociacionit do të fillojnë në maj dhe shtroi pyetjen se si mundet dikush të propozojë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, pa filluar ende bisedimet për pikën numër një të një marrëveshjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!