Taulant Seferi, sulmuesi i kombëtares shqiptare, është futur në radarët e ekipit gjerman të Paderborn, në Bundesliga 2.
Paderborn është një skuadër që ka njohuri mbi lojtarët shqiptarë, pasi në të kaluarën fanellën e tyre e kanë veshur Alban Meha dhe Klaus Gjasula. Këtë lajm e kanë bërë të ditur mediat ukrainase dhe se skuadra gjermane pret ndonjë vendim për të ardhmen e Seferit.
Këtë sezon, Taulant Seferi ka luajtur 22 ndeshje, ku ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar vetëm 1 herë./ h.ll/abcnews.al


