Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Debat për arsye raciste, italiani plagos me armë zjarri 32 vjeçarin shqiptar

schedule10:09 - 18 Prill, 2023

schedule 10:09 - 18 Prill, 2023

Një 32 vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali pas një sherri për motive banale.

Mediat vendase shkruajnë se policia ka bërë të mundur ndalimin e autorit të kësaj ngjarje 59 vjeçarin, Fioravanti Menotti, i cili akuzohet se për debat racist ka plagosur me armë shqiptarin identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Pas arrestimit italiani është shprehur se i vjen keq dhe se këtë veprim e ka bërë thjesht për mbrojtje pasi ka ndjerë frikë.



“Nuk doja të lëndoja njeri, më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Por kisha frikë se mos më sulmonin dhe reagova”, ka thënë para hetuesve 59 vjeçari.

Fatmirësisht shqiptari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!