Katër ushqime që lehtësojnë dhimbjet e kokës

schedule22:12 - 17 Prill, 2023

schedule 22:12 - 17 Prill, 2023

Sapo fillon një dhimbje koke, shumica e njerëzve marrin automatikisht pilula, por ju mund të përpiqeni ta lehtësoni dhimbjen në një mënyrë më natyrale. Ka disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë me këtë.

Ushqimet e pasura me kalium janë një zgjedhje e mirë nëse keni dhimbje koke. Një patate e pjekur me lëkurë mund të përmbajë deri në 600 mg kalium.

Bananet

Përveç kaliumit, bananet përmbajnë edhe magnez. Ky kombinim ka një efekt qetësues në sistemin nervor.

Ananasi

Ananasi i freskët përmban enzimën bromelain, e cila vepron si një analgjezik natyral.

Kastravec

Kastravecat përmbajnë një përqindje të madhe të ujit, ndaj janë perfektë për hidratimin e organizmit dhe rrjedhimisht për lehtësimin e dhimbjeve të kokës. /abcnews.al