Presidenca e Kosovës: Qeveria e Serbisë po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në veri

schedule17:06 - 17 Prill, 2023

schedule 17:06 - 17 Prill, 2023

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se Qeveria e Serbisë po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në veri.

Vela reagoi pas një deklarate të lëshuar nga qeveria e Serbisë për zgjedhjet në veri, që sipas tij, është dëshmi e përpjekjes së Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhje.

“Një ndërhyrje e tillë e huaj në zgjedhje synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.”, shkroi Vela në Twitter.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!