Turistët vizitojnë Krujën, drejtori i muzeut: Ka turistë gjithë vitin

schedule16:07 - 17 Prill, 2023

schedule 16:07 - 17 Prill, 2023

Muzeu historik i Krujës i quajtur dhe si Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeut gjatë këtij viti është vizituar nga një numër i lartë turistësh, vendas dhe të huaj.

Në hyrjen e pazarit karakteristik të Derexhikut, një familje emigrantësh të ardhur nga SHBA, posaçërisht për të vizituar Muzeun madje të siguronin dhe sende karakteristike të hershme, me qëllim te shfaqin në Amerikën e largët aty ku dhe ata kanë biznesin e tyre me karaktere shqiptare.

Kjo është hera e parë që ne vizitojmë Krujën pasi kemi 20 vite që jetojmë në Amerikë dhe për më tepër unë kam dhe një kafe që ja kam vënë emrin dy shqiponjat në mes të Amerikës. Më shumë bleja gjëra shqiptare që ti vendosja te kafeneja ime. Ja kam vënë emrin dy shqiponjat që të mos humbim nga jemi dhe kush jemi”, ka thënë ajo.

Ndërsa një grup turistësh nga Presheva tregojnë se janë të mahnitur nga Kruja dhe muzeu dhe vlerat historike. Turistë të tjerë vizitojnë Muzeun, pazarin dhe Kalanë e Krujës.

Jemi pensionistë nga Presheva jemi me kompaninë, 52 vetë gjithsej. Kemi tre dit dhe po ndihemi shumë mirë”, është shprehur vizitori.

Drejtori i muzeut Mehdi Hafizi tha se vizitorët në Krujë nuk mungojnë në asnjë periudhë të vitit.

Jemi në një sezon që dhe pse hapet më vonë ka vizitorë, gjithë kohës ne kemi vizitorë, dhe kjo na bën që të rrimë të karikuar. Nga vlerat që ka Kruja vizitohet përherë” ka thënë ndër të tjera Hafizi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!