Vincenzo Montella ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” në prag të ndeshjes Napoli-Milan, ajo ndeshje ku do të mësohet më mirë se cila nga të dyja ekipet do të marrë një biletë për në gjysmëfinalen e Champions League.
“Jam i lumtur sepse një nga skuadrat italiane do të vazhdojë përpara. Është një sfidë krejtësisht e re, avantazhi në ndeshjen e parë anulohet. Gjithashtu pres një që stadiumi Maradona të jetë i mbushur plot dhe tifozët të dhurojnë spektaklin e tyre nga fillimi deri në fund.
Mendoj se rikthimi i Victor Osimhen do të ndryshojë ekuilibrin e lojës. Për mënyrën se si sulmon në thellësi, për mënyrën se si rrezikon zonën e kundërshtarit me aftësitë e tij tokësore dhe ajërore, por gjithashtu edhe për faktin se ai është një lojtar që ushtron presion edhe kur topin e ka kundërshtari.
Nëse ai do të futet në lojë me aftësi të plotë fizike, jam i bindur se ai do të ketë një ndikim të madh në atë sfidë. Aktivizimi i tij do të bëjë që edhe Pioli të detyrohet të ndryshojë taktikat. Nuk do të jetë si në ndeshjen e parë kur lojtarët e Milanit e kishin një pjesë të madhe të fokusit te markimi i Kvaratskhelia, tashmë do të jetë dyfish e vështirë pasi do të duhet të markohet edhe Osimhen”, është shprehur Montella./ h.ll/abcnews.al