Pamje të rënda janë shpërndarë nga lufta e ashpër në Ukrainë, ku një ushtar rus shpëtoi për një fije nga vdekja teksa u godit në kokë nga një plumb që mendohet të jetë qëlluar nga një snajper.
Mediat e huaja shkruajnë luftëtari ishte pjesë e mercenarëve të Wagner, dhe shihet momenti teksa goditet nga plumbi në helmetë dhe kontrollon vetën duke thënë “Jam ende gjallë”.
Forca e plumbit e rrëzon ushtarin në tokë dhe vetëm disa milimetra më poshtë ai do të kishte humbur me siguri jetën.
Pamjet janë filmuar në zonën e Bakhmutit, atje ku dhe përleshjet mes palëve aktualisht janë më të rënda në javët e fundit./abcnews.al