I pranishëm në mitikun “Stamford Bridge”, në zhgënjim e radhës të “bluve” pasditen e djeshme ishte dhe Presidenti i Chelsea, Todd Boehly, i cili gjatë ndeshjes debatoi dhe me disa tifozë të cilët e akuzonin atë për rezultatet e dobëta të ndeshjeve të fundit.
Tifozët e Chelseat fajësojnë më së shumti pronarin e tyre të pasur amerikan për shpërdorimin e parave për lojtarët që sinqerisht nuk e kanë treguar veten në fushë dhe nuk justifikuan shumën e shpenzuar.
Todd Boehly speaks to fans after the team’s defeat! #CHEBHA pic.twitter.com/4gGBs1Q0bL
— CFC Pics (@Mohxmmad) April 15, 2023
Ndërkaq, kujtojmë se në gjashtë ndeshjet e fundit, skuadra londineze nuk e di se çfarë do të thotë fjala fitore, e cila është vetëm dëshmi e krizës në të cilën ndodhen, ndërsa nga këto 6 ndeshje, 3 të fundit janë humbje të njëpasnjëshme. /i.m /abcnews.al