Java e parë e Bundesligës gjermane, përveç dështimit të Bajernit në barazimin në fushën e tij me Hertën prodhoi gola pafund. Nënkampionët fitojnë bindshëm me Augsburgun në një kohë që Verder humbet në shtëpinë e tij me Fortuna Dyseldorf.
Gola pa fund në startin e Bundesligs gjermane. Pas barazimit me Hertën në ndeshjen e hapjes Najern-Herta, rivalja e sezonit të kaluar Borusia Dortmund bën detyrën dhe nuk bën të njëjtën gjë, edhe pse ndaj Augsburgut është gjetur përballë një disavantazhi shumë të shpejtë. Skuadra e Favre ka fituar me shifrat 5-1 ndaj ekipit kundërshtar me një fillim pjese të dytë spektakolar.
Miqtë shënuan që në minutën e parë të ndeshjes, kur Niderlehner dërgoi topin në rrjetë. Por përgjigja ishte shumë e shpejtë, pasi vetëm 2 minuta më vonë Alkaser barazoi rezultatin me prekjen e parë të topit. Në fillimin e pjesës së dytë erdhën pastaj me radhë golat e tjerë ku Sanço, përsëri Alkaser e Rojs, brenda 8 minutash tundën tre herë rrjetën e miqve, ndërsa Brandt vulosi përfundimisht rezultatin 5-1. Një aavantazh I thellë për një skuadër që jep indiciet e para që do të bëjë një sezon tepër të fortë.
Por, edhe në sfidat e tjera të javës së parë të kampionatit gjerman sërish pati surpriza. Spikat humbja në shtëpi e Verder Bremen ndaj Fortuna Dyseldorf, me Rashicën që dha asistin për golin e vetëm të skuadrës së tij. Ndërsa Leverkusen i mbijetoi një sfide të nisur vrullshëm nga Paderborn, për të marrë tri pikët në suksesin 3-2.
Amir Abrashi ishte vetëm zëvendësues në minutën e 89 në duelin që Fraiburgu i tij fitoi 3-0 ndaj Mainz.
Rezultatet
Bajer Leverkusen-Paderborn 3-2
10’ Beli, 19’ Havertz, 69’ Voland / 15’ Mishel, 25’ Mamba
- Dortmund- Augsburg 5-1
3’, 59’ Alkaser, 51’ Sanço, 57’ Rojs, 82’ Brandt / 1’ Niderlehner
Fraiburg-Mainz 3-0
81’ Holer, 83’ Shmid, 87’ Valdshmid
Verder Bremen-Fortuna Dyseldorf 1-3
47’ Egeshtajn / 36’ Henings, 52’ Karaman, 64’ Ajhan
Volfsburg-Këln 2-1
16’ Arnold, 60’ Ueighorst / 90’+1’ Terode./ABC News Albania 24/7