Dy shqiptarë në fushë, dy fate të kundërt. Luis Hasa dhe Elmedin Rama luajtën përkatësisht në Kupën e Italisë dhe në atë të Polonisë, dhe i pari u dëshpërua në fund, ndërsa i dyti e kaloi raundin.
Hasa, tashmë lojtar i Frozinones, ekip I Serisë A, luajti në fushën e Sasuolos në të 16-at e kupës në Apenine, dhe sfida shkoi tek penalltitë, pasi rezultati ishte 1-1.
Vendasit i realizuan të katër gjuajtjet e tyre, ndërsa Frozinone humbi dy, dhe gabimin e fundit e bëri pikërisht 22-vjeçari Luis Hasa, ish-lojtar i Juventusit dhe Napolit.
Në Kupën e Polonisë, Elmedin Rama ishte protagonist I madh.
Sulmuesi i Shqipërisë U21 realizoi dy gola për ekipin e tij Arka të Gdinjës, në suksesin 4-0 ndaj rivalit Zheshov.
Futbollisti 21-vjeçar nga Kosova, shënoi në minutat 3 dhe 54, dhe doli nga fusha në minutën e 70-të.
Me Shpresat, Rama ka luajtur 5 ndeshje dhe ka shënuar një gol, ndërsa sezonin e kaluar ishte te Slavia e Pragës.

