Mirlind Daku ishte sërish protagonist në futbollin rus, dhe po tregon se është ambientuar në një skuadër më të madhe siç është Spartaku i Moskës.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte titullar në ndeshjen e Kupës së Rusisë, fituar 3-1 ndaj rivalit Rodina.
Skuadra mike kaloi e para në avantazh me anë të një penalltie, por më pas Daku krijoi golin e barazimit në minutën e 36-të.
Shqiptari u zëvendësua në pushim për t’u ruajtur për ndeshjen e radhës në Premier Ligën ruse.
Këtë sezon, Daku ka tre gola dhe një asist, në kampionat dhe në Kupë, dhe të shënuara me dy skuadra.
Ai e nisi edicionin me ekipin Rubin, ndërsa më pas kaloi në Moskë tek Spartaku ndërsa për të u paguan 11 milionë euro./abcnews.al

