VIDEO/ E “Premtja e Zezë”, kremtime madhëshotore në disa qytete të vendit

schedule21:12 - 14 Prill, 2023

schedule 21:12 - 14 Prill, 2023

SHQIPËRI- Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin po kremtojnë të Premten e Zezë, ditë kjo, e cila simbolizon vuajtjet e Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq.

Atmosfera festive është ndjerë në disa qytet të Shqipërisë, ndërsa si “kryeqendër” e festës së pashkëve ortodokse njihet qyteti i Korçës.

Abc News sjell më poshtë disa prej momenteve festive nga tubimin e qytetarëve, në prag të festës së Pashkës.

Krmetimet në Korçë

Qindra qytetarë i janë bashkuar proçesionit të kalimit nën Epitaf,organizuar nga Mitropolia e Shenjtë. Në sheshin para Katedrales ‘’Ngjallja e Krishtit ’’ janë bashkuar Epitafet e të gjitha kishave, të cilët më pas të shoqëruar nga besimtarët, kanë përshkuar rrugët kryesore të qytetit. Procesionin e ka udhëhequr Mitropoliti i Korçës Imzot Johani, ndërsa banda e qytetit ka ekzekutuar marshe funebre.

Të premten para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, besimtarët ortodoksë kujtojnë vuajtjet e Krishtit me kryqin mbi shpinë, duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës.

Kremtimet në Vlorë

Edhe në vlorë besimtarët ortodoksë, por edhe banorë të tjerë të qytetit kanë marrë pjesë në kryerjen e Udhës së Kryqit apo të lëvizjes së Epitafit të Krishtit. Është ky një rit fetar, që organizohet në mbrëmjen e të “Premtes së Zezë” dhe që synon të shprehë dhimbjen e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit. Udha e Kryqit apo epitafit nga kisha e Shën Theodhorit ka vijuar në qytet ndërsa është shoqëruar ky rit fetar nga dhjetra besimtarë dhe qytetarë të Vlorës.