Përfshihet nga flakët një fermë në Teksas, digjen mijëra bagëti

schedule16:13 - 14 Prill, 2023

schedule 16:13 - 14 Prill, 2023

Rreth 18,000 lopë u vranë në një shpërthim në një fermë qumështi në Teksas këtë javë, sipas autoriteteve lokale.

Policia dhe personeli i urgjencës gjetën një person të bllokuar më vendngjarje, i cili u dërgua në spital në gjendje kritike. Shpërthimi ndodhi në fermën e qumështit South Fork pranë qytetit të Dimmitt.

Zyra e Sherifit të Qarkut Castro tha se mori një raport për një zjarr në fermë rreth orës 19:21 të së hënës. Fotot e publikuara nga zyra e sherifit tregojnë një re të madhe tymi të zi që ngrihet nga toka.

Autoritetet besojnë se shpërthimi u shkaktua nga një defekt në makineritë, sipas zyrës së sherifit rreth 18,000 bagëti janë djegur.

Pas ngjarjes së ndodhur Instituti i Mirëqenies së Kafshëve (AWI), tha se ishte deri tani zjarri më i keq në fermat e bagëtive që nga fillimi i regjistrimeve në 2013.

Sipas të dhënave gati tre milionë kafshë fermash kanë ngordhur nga zjarret në SHBA mes viteve 2018 dhe 2021. /abcnews.al