Arsenal transferoi në merkaton e janarit mesfushorin italian të Chelsea, Jorginho, dhe tashmë “topçinjtë” duan të sjellin në “Emirates” edhe një tjetër mesfushor nga “blutë”.
N’Golo Kante mund të ndërrojë skuadër dhe jo qytet. Mediat e ndryshme angleze raportojnë se Arsenali është në kontakte me agjentët e mesfushorit francez duke u interesuar për mundësinë që të sjellin në Arsenal atë me parametra zero.
Kante ne fakt është i sapo kthyer nga një dëmtim që e mbajti gjatë jashtë fushave dhe tashmë është i fokusuar për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë fizike dhe teknike. Gjithsesi, merkatoja e verës është afër dhe nuk dihet ende se çfarë do të bëjë francezi, a do të rinovojë me Chelsea apo do të largohet në drejtim të një klubi tjetër./ h.ll/abcnews.al