Policia ka arrestuar autorin e grabitjes se një agjencie kreditimi më 6 Gusht në Tiranë. Sipas uniformave blu Ergys Bercaj është një grabitës serial pasi dyshohet për një sërë vjedhjesh në kryeqytet. Gjatë momentit të arrestimit 27 -vjeçarit i është sekuestruar edhe një pistoletë, ku sipas policisë dyshonte që të jetë përdorur në grabitje.
Ergys Bercaj, makthi i marketeve në kryeqytet është vënë në pranga nga policia. Gjatë arrestimit 27- vjeçarit i është sekuestruar edhe një armë zjarri e cila dyshohet të jetë edhe arma e përdorur për të grabitur. Blutë e kryeqytetit bëjë me dije se 27 -vjeçari ishte një grabitës serial, pasi kishte kryer disa vjedhje në kryeqytet.
Nga dokumentimi me video i policisë, Ergys Bercaj ka grabitur një market në rrugën “Naim Frashëri”, një pike rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit, si dhe për një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi. Gjatë grabitjes së fundit, ndodhur më 6 Gusht, ku 27 -vjeçari ishte i maskuar si bojaxhi dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka marrë paratë dhe është larguar i qetë.
Në videot e siguruara nga ABC Neës Ergys Bercaj shfaqet i qetë në ecje dhe i sigurt, teksa hyn apo del nga pika e dhënies së kredisë, 0 veshur një palë kominoshe pune. Për t’i shpëtuar identifikimit nga kamerat e sigurisë, grabitësi 27-vjeçar mbante një kapele ngjyrë të gri. Ndërsa armën e kishte të fshehur në qesen ngjyrë të kuqe që mban në dorën e majtë. Shuma e parave të grabitura nuk është bërë e ditur zyrtarisht./ABC News Albania 24/7