Vajza në rrezik për jetën, nëna: Ç’kuptim ka jeta ime pa Stefaninë?

schedule22:35 - 13 Prill, 2023

schedule 22:35 - 13 Prill, 2023

Pak metra larg saj ndodhet dhoma ku qëndron e shtrirë e bija. Sonila e ka shumë të vështirë të largohet nga e  bija, Stefania. Pak më shumë se para një jave, e bija buzëqeshte, ishte mirë… kur krejt papritur, një makth pushtoi të gjithë familjen…  13 vjeçarja, u diagnositifkua me leuçemi akute, një sëmundje që në rastin e vogëlushes është shfaqur me agresivitet të plotë.

Sonila është 41 vjeçe dhe sot përballet me sprovën më të madhe… e bija rrezikon të humbë jetën.

“Jam nënë e dy vajzave, Elenit e Stefanisë. Janë vajza të mrekullueshme (qan) që shumë ëndrra për jetën e tyre… por një ëndërr e keqe, një makth, po na zgjon… po i ndërpret atyre ëndrrat më të bukura të jetës. Vajza e vogël, Stefania, u diagnostifikua me një sëmundje shumë agresive, leuçemi akute. Nuk e mendoja kurrë që një vajzë aq aktive sa Stefania të rezultonte me një diagnozë kaq të tmerrshme. Më duket sikur jam në një makth, nuk kam fjalë ta përshkruar.

Kaloi një grip 3-4 ditor, me temperaturë. I bëmë një palë analiza, rastësisht… dhe rezultoi një gjendje fatale për Stefanian. Rruazat e bardha të saj (qan) rriteshin vazhdimisht, çdo sekondë.”-thotë mes lotëve Sonila.

E mbushur në dhimbje të pamatë, Sonila dorëzohet para lotëve. Lotët nuk i pushojnë dot, kur në mendje i shkon një pyetje e thjeshtë… pse të jetosh pa evladin?

“Të dyja vajzat, për mua janë jeta ime. Ç’kuptim ka jeta ime pa ato të dyja (qan). Vajza ka pasion pianon e më thoshte, mami kur të bëhem mjeke, do t’u luaj piano fëmijëve që ata të qetësohen.”-tregon nëna.

Familja nga Lushnja ka biseduar me spitalin ‘Bambino Gesu’ në Romë, por kostoja e kurimit është tepër e lartë, 160 mijë euro.

“Kemi biseduar me spitalin në Romë, por kura është shumë e lartë, e papërballueshme për ne. Unë jam arsimtare, nuk i kemi mundësitë për trajtimin që kushton 160 mijë euro. Nëse qëndrojmë këtu është fatale, e gjithë sakrifica e bërë rezulton e hedhur poshtë (qan)… as nuk dua ta mendoj. Kush ka fëmijë e di se çfarë është për nënën e babain fëmija.”-thotë nëna e 13 vjeçares.