Pas 22 vitesh në arrati, policia greke ka mundur të arrestojë në Kretë një shqiptar. Ai është një 42-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije nga autoritetet. Në vitin 1995, shqiptari ishte përfshirë në një sherr dhe tentoi të vriste një bashkëkombas.
Që prej atij viti, ai ka qenë në arrati për vite me radhë. Megjithatë, arrestimi i 42-vjeçarit nuk është për ndonjë meritë të policisë greke. Ka qenë një gabim i vet shqiptarit që e çoi drejt arrestimit. Dje ai u paraqit në Drejtorinë e Policisë së Kretës për të marrë vërtetim për një çështje të tij personale.
Pas verifikimit të emrit të tij, rezultonte se ai ishte në kërkim. 42-vjeçari u arrestua menjëherë pasi akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë 22 vite më parë. /tvklan.al