Tashmë gjithçka është zyrtare, bordi drejtues i Bayern Munich ka vendosur të pezullojë anësorin senegalez të sulmit, Sadio Mane, pas një sherri të dhunshëm që pati me anësorin e “bavarezëve”, Leroy Sane pas asaj humbje turpëruese 3 me 0 në “Etihad Stadium”, nga Manchester City.
Mane nuk do të jetë pjesë e skuadrës në përballjen e së shtunës të Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga aty ku si kundërshtarë do të ketë rivalët e Hoffenfeim e përveç kësaj senegalezi do të marrë gjithashtu edhe një gjobë por shifra ende nuk është bërë e ditur.
Ndërkaq, kujtojmë se Mane goditi në fytyrë shokun e tij të skuadrës Leroy Sane pas një debati “të nxehtë” që patë në fushën e lojës, më konkretisht në minutën e 83’-të të sfidës. Sane do të dilte i gjakosur nga sherri, ndërsa të nesërme senegalezi i kërkoi falje shokut të tij të skuadrës gjatë stërvitjes, mirëpo duket se klubi ka vendosur të mos e tolerojë aspak sjelljen e Mane. /i.m /abcnews.al