Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se Kina mund të inkurajohet të pushtojë Tajvanin nëse Ukraina humbet luftën.
“Zoti na ruajt, nëse Ukraina humbet, nëse Ukraina pushtohet, të nesërmen Kina mund të sulmojë Tajvanin,” tha ai.
Ai tha se sheh “shumë lidhje, shumë ndërvarësi” midis luftës dhe situatës në Tajvan.
Rikujtojmë se Kina ka nisur stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit ditët e fundit në përgjigje të takimit të Presidentes Tsai Ing-ëen me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Kevin McCarthy javën e kaluar.
Pekini e ka cilësuar ishullin vetëqeverisës si pjesë të tij, por Tajvani ka thënë se nuk do të heqë dorë nga sovraniteti i tij.
/abcnews.al