Instruktori i autoshkollës “pushton” rrjetin me çiftelinë, luan hitet botërore në mënyrën më të pazakontë

schedule10:13 - 12 Prill, 2023

schedule 10:13 - 12 Prill, 2023

Elmir Berisha është emigranti shqiptar në Zvicër që është bërë viral në rrjet me çiftelinë e tij. Ai i luan këngët moderne më të dëgjuara të momentit, duke i ofruar publikut një version të ri dhe të bukur.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Elmiri ka treguar se nuk ka bërë shkollë muzike, por thjesht i njeh notat me vesh. Sakaq, ka zbuluar se në profesion është instruktor autoshkolle, ndërsa çiftelia thjesht i ka hapur rrugën për evente të ndryshme.

“Ne në Kosovë themi ke vesh muzike. Unë nuk e kam profesion, nuk kam as shkollë të muzikës. Nuk i njoh notat, i njoh vetëm me veshë dhe pastaj e provoj këngën dhe e interpretoj. Kam shumë vite që merrem me çifteli, kam filluar që 17 vjeç, pastaj kam emigruar në Zvicër dhe atje jam marrë me këtë punë. Unë jetoj në Bazel të Zvicrës.

Profesioni im i përditshëm është instruktor i autoshkollës, çiftelia është për mua thjesht një relaks, por që më ka çuar edhe në evente të ndryshme.

Për prova nuk kam nevojë shumë të them të drejtën, kur e marr një këngë më duhet nja gjysmë ore”, u shpreh ai./abcnews.al