Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Julian Brandt besnik ndaj Dortmund, “fantazisti” rinovon me klubin deri në vitin 2026

schedule16:56 - 11 Prill, 2023

schedule 16:56 - 11 Prill, 2023

Padyshim, ndër lojtarët më të rëndësishëm në formacionin e Borussia Dortmund është dhe “fantazisti” i mesfushës, Julian Brandt, i cili deri më tani në këtë pikë të sezonit ka arritur të shënojë 9 gola dhe të asistojë 5 të tjerë në 35 paraqitje mes Kampionatit e Champions League.

Paraqitjet e tij kualitative e vunë 26-vjeçarin në fokusin e “gjigandëve” të Premier League, si Arsenal e Tottenham, mirëpo ditën e sotme “fantazisti” gjerman ka nënshkruar një kontratë të re me “verdhezinjtë”, kontratë e cila tashmë skadon në vitin 2026 dhe është njoftuar nga klubi gjerman me anë të një postimi në rrejtin social “Twitter”.

Ndërkaq, kujtojmë se Brandt u transferua te Borussia Dortmund nga Bayer Leverkusen në vitin 2019. Që atëherë, ai ka bërë 120 paraqitje në Bundesligë, duke shënuar 23 gola dhe 22 asistime. /i.m /abcnews.al 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!