Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva pritet të takohet këtë javë me homologun e tij kinez, Xi Jinping për bisedime mbi tregtinë dhe luftën në Ukrainë.
Të dy udhëheqësit “do të flasin për luftën në Ukrainë”, u tha gazetarëve ministri i jashtëm i Brazilit Mauro Vieira.
Lula, i cili pritet të mbërrijë në Kinë të martën dhe të takohet me Xi të premten, shpreson të promovojë propozimin e tij për bisedime të ndërmjetësuara për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Udhëheqësi brazilian, i cili ka qenë i etur për ta pozicionuar Brazilin si ndërmjetës, propozoi krijimin e një grupi vendesh për të ndërmjetësuar bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.
Lula u kritikua vitin e kaluar pasi tha se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, mbanin përgjegjësi të barabartë për luftën në Ukrainë.
Ai gjithashtu ka refuzuar t’u bashkohet vendeve perëndimore në dërgimin e armëve në Ukrainë.
/abcnews.al