Liverpool pret në “Anfield” Arsenalin, “Topçinjtë” kërkojnë distancimin nga Manchester City

schedule10:22 - 9 Prill, 2023

schedule 10:22 - 9 Prill, 2023

Sot në 17:30, Liverpool do të ndeshet në “Anfield” kundër Arsenal, sfidë e vlefshme për raundin 30-të të Premier League.

Liverpool nuk gjendet në një situatë pozitive këtë sezon, pasi rezultatet negative nuk i ndahen. Aktualisht, të kuqtë ndodhen në vendin e tetë me 43 pikë, 10 pikë më pak se Tottenham i vendit të pestë që ndodhet në zonën e Conference League. Në pestë ndeshjet e fundit, Liverpool ka grumbulluar vetëm 7 pikë, ku ka marrë 2 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.

Nga ana tjetër, Arsenal ndodhet në formën më të mirë pas kaq shumë vitesh, ku renditen në vendin e parë me 72 pikë, 5 më shumë se Manchester City i vendit të dytë. Skuadra e Artetës në 5 sfidat e fundit ka arritur të marrë 5 fitore, pra 15 pikë të fituara. Përballja e sotme do të ketë një presion të madh për të dyja ekipet, pasi Arsenali kërkon fitoren për të rritur distancën nga City, por edhe Liverpool gjithashtu pasi duhet të arrijnë rezultate pozitive për të tentuar një vend për në Europë.

Liverpool do të bëjë sot pa Bajcetic, Keita dhe Ramsay, ndërsa Luis Diaz është në dyshime. Arsenali nga ana tjetër do të bëjë pa Elneny, Nketiah dhe Tomiyaso, ndërsa Saliba në dyshime.

Skuadra e Klopp pritet të futet sot në fushë me Alisson në portë, Alexander Arnold, Konate, Van Dijk dhe Robetrson në mbrojtje. Në mesfushë pritet të vendoset treshja Eliott, Fabinho dhe Henderson, ndërsa sulmi me Salah, Gapko dhe Nunez.

Arteta pritet ta projektojë Arsenalin me Ramsdale në portë, Zienchenko, Magalhaes, Holding dhe White në mbrojtë. Mesfusha pritet të përbëhet me Xhaka, Partey dhe Odegaard, ndërsa sulmi me Martinelli, Gabriel Jesus dhe Saka./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!