Detyrim paraqitje ka vendosur gjykata e Durrësit për nëndrejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Arben Isaku. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në legalizimin e një sipërfaqeje toke truall në bregdet me dokumente të falsifikuara. E njëjta masë sigurie u dha edhe për dy punonjësit e tjerë me detyrë ekonomist dhe specialist pranë kadastrës, të cilët dyshohet të jetë të implikuar në falsifikim. Arben Isaku, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të ALUIZNI-t u vetëdorëzua një ditë më parë në polici./ABC News Albania 24/7