Meteorologu Hakil Osmani është shprehur se vendi ynë duke filluar nga dita e sotme do të përfshihet nga një rritje e lehtë temperaturash.
Ai theksoi se reshjet e shiut në vendin tonë do të jenë të izoluara gjatë fundjavës në zonat malore.
Gjithashtu ai është shprehur se temperaturat në fundjavë do të jenë më të larta se ato të ditëve të fundit në vendin tonë.
“Rajoni i Ballkanit është përfshirë nga një masë e ngrohtë këtë të premte, duke përfshirë këtu edhe vendin tonë që të jetë nën masa ajrore të qëndrueshme edhe vendin tonë duke bërë që të kemi alterime vranësirash dhe kthjellimesh.
Fundjava do të sjellë vranësira të shpeshta që më të fokusuara do të jenë në zonat malore ku herë pas here do të ketë edhe reshje. Ditën e sotme kemi pasur edhe rritje të temperaturave të ajrit në mesditë deri në 13 apo 14 gradë në Ultësirën Perëndimore gjatë fundjavës do të kemi një tjetër rritje të temperaturave në zonat malore një rritje me 2-3 gradë në orët e para të mëngjesit dhe deri në 18 gradë në mesditë në Ultësirën Perëndimore”, ka thënë ai.
Ndërkaq metereologu është shprehur se në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë gjatë ditës së sotme do të ketë rritje të vranësirave në fundjave dhe temperaturat do të pësojnë një rritje të vogël. /abcnews.al