Irani dhe Arabia Saudite morën një hap të rëndësishëm për të rivendosur marrëdhëniet e tyre duke nënshkruar një deklaratë të përbashkët të enjten. Ata gjithashtu njoftuan se do të rihapin ambasadat e tyre brenda afatit dy mujor të përcaktuar në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Kina në mars.
Irani dhe Arabia Saudite do të vazhdojnë koordinimin për të shqyrtuar mënyrat për të rritur bashkëpunimin e tyre, duke përfshirë rifillimin e fluturimeve dhe vizitat dypalëshe, përveç lehtësimit të dhënies së vizave për qytetarët, thuhet në deklaratën e tyre.
/abcnews.al

