Në më pak se 1 orë në arenën “katalanese”, “Camp Nou” vendasit e Barcelonas do të presin në “aktin e fundit” të këtij sezonin, “galaktikët” e Real Madrid, në ndeshjen e kthimit të gjysmë-finales së “Kupës së Mbretit”.
Për këtë “El Clasico”, tekniku Xavi ka vendosur të mos ndryshojë asgjë, teksa do t’i rreshtojë të tijët me formulën, 4-3-3, ku në portë si zakonisht është vendosur gjermani Ter Stegen. Në mbrojtje janë vendosur Marco Alonso, Araujo, Balde e Kounde. Mesfusha me 3 formohet nga Kessie, Busquets e Sergi Roberto. Ndërkaq, “tridenti” i sulmit plotësohet nga Raphinha, Gavi e Robert Leëandoëski.
Në krahun tjetër, tekniku Carlo Ancelotti ka përzgjedhur si rrallëherë formacionin 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është vendosur Thibaut Courtois. Mbrojtja formohet nga Camavinga, Alaba, Militao e Carvajal e para tyre janë vendosur Toni Kroos e Luka Modrid. Më të avancuar në mesfushë janë Vinicius Junior, Valverde e Rodrygo ndërsa në majën e sulmit është vendosur “bomberi” Karim Benzema. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: