Borrell: Marrëveshja për të pagjeturit, hapi i parë i përmbushjes së zotimeve

schedule18:57 - 5 Prill, 2023

schedule 18:57 - 5 Prill, 2023

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se arritja e dakordësisë ditën e djeshme mes Kosovës dhe Serbisë për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur, është hapi i parë drejt përmbushjes së zotimeve që të dy vendet kanë dhënë në marrëveshjet e arritura në Ohër dhe Bruksel.

Borrell u shpreh se Kosova dhe Serbia do ta miratojnë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë.

“Marrëveshja që është arritur për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur në takimin e djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë që do të mbledhë”, theksoi ai.

Sipas Borrell, të dyja palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim.