Gratë afgane me urdhër të talebanëve . nuk do të lejohen që të punojnë në Kombet e Bashkuara. Mediat e huaja shkruajnë se ka qenë vetë organizata që ka konfirmuar se ato nuk do të lejohen të punojnë në OKB.
Që kur talebanët morën pushtetin në vitin 2021, liritë e grave janë kufizuar gjithnjë e më shumë.
OKB-ja e përshkroi këtë veprim si “të papranueshëm dhe të paimagjinueshëm”.
“Ky është një akt tjetër që minon aftësinë e organizatave për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë,” tha një zëdhënës i OKB-së, duke shtuar se organizata nuk mund të funksionojë dhe të shpëtojë jetë pa ndihmën e stafit femër.
Kombet e Bashkuara po punojnë për të ofruar ndihmë humanitare për 23 milionë njerëz në Afganistan, i cili është i rrënuar nga një krizë e rëndë ekonomike dhe humanitare.
OKB-ja tha se në provincën lindore të Nangarhar, autoritetet lokale talebane të martën penguan gratë afgane të punonin në objektet e saj.
Në përgjigje, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres shkroi në Tëitter: “Unë dënoj fuqishëm ndalimin e kolegeve tona afgane për të punuar në provincën Nangarhar të Afganistanit. Nëse kjo masë nuk anulohet, në mënyrë të pashmangshme do të minojë aftësinë tonë për të ofruar ndihmë jetëshpëtuese për njerëzit që kanë nevojë për të”.