Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Dalin pamjet e para të Trump brenda sallës së gjyqit

schedule20:59 - 4 Prill, 2023

schedule 20:59 - 4 Prill, 2023

Mediat e huaja kanë publikuar fotografinë e parë të Donald Trump të shkrepur brenda sallës së gjyqit në Manhattan, ku pritet të njoftohet në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Pranë ish presidentit amerikan ndodhet edhe ekipi i tij ligjor, Joe Tacopina, Susan Necheles dhe Todd Blanche.

Ish-presidenti Donald Trump ulet në tryezën e mbrojtjes me ekipin e tij mbrojtës në një gjykatë në Manhattan, të martën, 4 prill 2023, në Nju Jork. 

Akuzat rrjedhin nga një hetim për një pagesë të parave të heshtura që i është bërë aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës. Pagesa besohet se është kryer në mënyrë të ligjshme mirëpo supozohet se Trump e ka regjistruar atë si shpenzim biznesor./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!