Frankfurt ka arritur të triumfojë në “Deutsche Bank Arena” kundër rivalëve të Union Berlin, me rezultatin e pastër 2 me 0, duke u bërë kështu ekipi i parë që arrin në gjysmë-finalet e Kupës së Gjermanisë, “DFB Pokal”.
Golat e sfidës erdhën që pjesën e parë, me “superyllin” francez, Randal Kolo Muani, i cili shënoi 2 gola të shpejtë fillimisht në minutën e 11’-të e më pas në 13’-tën, duke hipotekuar fitoren e “shqiponjave” në “shtëpinë” e tyre.
Tashmë djemtë e tekniku Oliver Glanser do të presin për të zbuluar kundërshtarët e radhës, pas përfundimit të sfidave të tjera, ku fillimisht Bayern Munich do të përballet mbrëmjen e sotme me Freiburg, ndërsa ditën e nesërme Leipzig do të presë në “shtëpi”, “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, ndërsa Stuttgarti do të përballet me Nurenbergun e kategorisë së dytë të futbollit gjerman. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i parë i Randal Kolo Muani, 1-0:
Goli i dytë i Randal Kolo Muani, 2-0: