Dy te rinj jane arrestuar për vrasjen e 21 vjeçarit në Hamil të Fierit. Ata janë S.S 26 vjeç dhe K.M 20 vjeç nga fshati Sulaj, bashkëfshatar me viktimën. Nga burime të ABC News u mësua se autorët e sulmuan 21 vjeçarin ndërsa ai ishte duke rregulluar makinën natën në rrugë.
Florian Selimi ishte duke rregulluar makinën në një rrugë fshati jo shumë larg shtëpisë së tij kur u sulmua nga dy të rinj që e goditën me thikë në fyt.
Pak minuta më herët 21 vjeçari kishte njoftuar babain e tij të vinte ta ndihmonte. Nuk dihet në cfarë rrethana u gjendën dy autorët banorë në të njëjtin fshat me viktimën por nga hetimet e deritanishme mësohet se fillimisht ata janë grindur verbalisht. Më pas mes tyre ka patur përplasje fizike.
Njëri nga dy djemtë e arrestuar mëngjesin e kësaj të marte, ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në fyt Selimin. Trupin e kanë hedhur në kanal, aty ku dhe e gjeti policia.
Kur babai i viktimës shkoi aty ku i kishte treguar i biri, gjeti vetëm makinën e prishur. U desh të kontrollohet zona për tu gjetur trupi i pajetë.
Policia njoftoi se dy të rinjtë u arrestuan për vrasjen e 21 vjeçarit në Hamil të Fierit.
Ata janë S.S 26 vjeç dhe K.M 20 vjeç nga fshati Sulaj, bashkëfshatar me viktimën.
Policia nuk ka përcaktuar qartë çfarë ka ndodhur midis autorëve dhe viktimës, por në njoftimin për shtyp thotë se dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin natën e së hënës për motive të dobëta, kanë vrarë me thikë Florian Selimin 23 vjeç./ABC News Albania 24/7