U nxorr e gjallë nga rrënojat e tërmetit pas 128 orësh, foshnja bashkohet me të ëmën pas 54 ditësh

schedule08:29 - 4 Prill, 2023

schedule 08:29 - 4 Prill, 2023

Një foshnje në Turqi që kaloi 128 orë e bllokuar në rrënojat e tërmetit shkatërrues të shkurtit, më në fund është ribashkuar me nënën e saj, e cila më parë ishte deklaruar e vdekur.

Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë ka njoftuar se Vetin Begdas tre muajsh e gjysmë u ribashkua me Yasemin Begdas të shtunën, 54 ditë pasi ajo u shpëtua nga një ndërtesë e dëmtuar në provincën e Hatay.

Ajo ishte quajtur Gizem nga autoritetet mjekësore që u kujdesën për të pasi ajo u shpëtua. Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të vendit Derya Yanik e ndihmoi çiftin të ribashkohej pasi lidhja e tyre u vërtetua përmes një testi të ADN-së.

Ministrja postoi në Twitter një video të ribashkimit të hënën, ku dyshja shihen duke u përqafuar në shtratin e spitalit në Adana, ku Yasemin Begdas po merr trajtim.

Foshnja e saj u dërgua nga Ankaraja, ku edhe ajo po merrte trajtim mjekësor.

Babai dhe dy vëllezërit e foshnjës humbën jetën në tërmetin, i cili vrau më shumë se 50 mijë njerëz.

/abcnews.al