Indi, 150 të vdekur nga sezoni i shirave

schedule14:16 - 12 Gusht, 2019

schedule 14:16 - 12 Gusht, 2019

Sezoni i shirave në Indi u ka marrë jetën mbi 150 personave në shtete të ndryshme të vendit. Shkak për humbjen e jetëve janë bërë rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet, që kanë shkatërruar qindra shtëpi.

Sezoni i shirave në Indi ka shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje që u kanë marrë jetën rreth 150 personave. Të dhënat janë bërë publike nga autoritetet lokale, sipas të cilave persona të tjerë të shumtë konsiderohen të humbur në 4 shtete të vendit.

Ndërkohë, mbi 165 mijë persona të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë dhe janë strehuar në rreth 1.300 kampe të ngritura në shtetin jugor të Keralasë, ku janë regjistruar 60 viktima.

Në shtetin në fjalë, sipas të dhënave të autoriteteve, janë shkatërruar rreth 200 shtëpi. N

dërkohë, në shtetin fqinj Karnatak 30 persona humbën jetën dhe 14 të tjerë konsiderohen të humbur për shkak të përmbytjeve.

Këtu, administrata shtetërore ka evakuuar mbi 30 mijë persona, të cilët i ka vendosur në rreth 920 kampe shpëtimi. Në shtetin perëndimor Maharashtra, 40 persona humbën jetën; ndërsa në Gujarat, 22, pa llogaritur personat e humbur.

Në total, 44 ekipe nga emergjencat civile, ushtria, roja bregdetare, marina dhe forcat ajrore po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.

Ndërkohë, sezoni i shirave vijon edhe në Mianmar, ku llogariten të paktën 53 të vdekur dhe disa mijëra të evakuuar për shkak të rrëshqitjeve të tokës.

Në disa pjesë të vendit niveli i shirave ka arritur në 500 milimetra, nivel që sipas meteorologëve do të rritet me 250 milimetra të tjerë në 5 ditët e ardhshme.

Muajin e kaluar sezoni i shirave la të paktën 227 të vdekur në Indi, Nepal, Pakistan dhe Bangladesh./ABC News Albania 24/7