Real Madrid nuk ka njohur të ndalur ditën e sotme, teksa në “Santiago Bernabeu” ka mundur kundërshtarët e Real Valladolid me rezultatin e thellë 6 me 0, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Kampiontatit spanjoll të futbollit, La Liga.
“Galaktikët” e vulosën fitoren që në pjesën e parë me brazilianin Rodrygo që hapi siparin e golave në minutën e 23’-të, me një goditje diagonale brenda zonës. Më pas do të ishte radha e Karim Benzema, i cili në minutat e 29’, 32’ e 36’ shënoi 3 gola të shpejtë duke e çuar kështu rezultatin në 4 me 0 e duke “hipotekuar” fitoren e “mbretërve”
Për të vulosur rezultatin e thellë 6 me 0 fillimisht mendoi anësori i sulmit, Marco Asensio, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 73’-të pas një asisti të brazilianit Rodrygo e më pas të futur nga stoli, Eden Hazard shtron një pasim të artë për Lucas Vazquez, në minutën e 92’-të të lojës.
Me këtë fitore Real Madrid shkon ën kuotën e 59 pikëve dhe sërisht ndodhet 12 pikë larg Barcelonas, ndërsa Real Valladolid mbetet në vendin e 16-të të renditjes me vetëm 28 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Rodrygo, 1-0:
Goli i Karim Benzema, 2-0:
Goli i Karim Benzema, 3-0:
Goli i Karim Benzema, 4-0:
Goli i Marco Asensio, 5-0:
Goli i Lucas Vaquez, 6-0: