Gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley, ka thënë se Ukraina nuk ka gjasa të dëbojë të gjitha trupat ruse nga territori i saj këtë vit, raporton Kyiv Independent.
“Zelensky ka deklaruar publikisht shumë herë se objektivi ukrainas është të dëbojë çdo rus nga Ukraina e pushtuar nga Rusia.
Dhe kjo është një detyrë e rëndësishme ushtarake. Detyrë shumë, shumë e vështirë ushtarake. Por ju e dini se qindra mijë rusë janë ende në Ukrainën e pushtuar nga Rusia.
Nuk mendoj se ka gjasa të realizohet tërheqja e trupave gjatë këtij viti,” tha ai.
/abcnews.al