Kreu i Grupit Parlamentra të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se brenda muajit korrik do miratohet ligji që përjashton ish bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit nga politika. Balla tha se po diskutohet me grupin parlamantar demokrat dy variante, ku do goditen dhe ata që mbajnë poste në pushtetin vendor.
“Konkluzionet e kësaj konference të sotme do të jenë shumë të frytshme në punën që po zhvillon komisioni i cështjeve ligjore, ku po diskutohen në fakt dy variante të mënyrës së ndalimit të ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit për të qenë pjesë jo vetëm e politikës, por për t’u zgjedhur dhe emëruar në pozicionet më të larta shtetërore apo të pushtetit vendor.
Fakt është se jemi në prag të zgjedhjeve dhe shumë nga ju bëjnë shpesh pyetjen pse nuk arritët ta miratonit në kohë për të parandaluar që kryetarë bashkish apo anëtarë këshillash bashkiak të zgjidhen, dua t’u them se sikurse e dëgjuat edhe na opozita, kreu i PD Alibeaj, ka vullnet në Kuvend për të ngritur këto mekanizma ndalues me fuqi prapavepruese.
Varianti ynë ka qenë ndërhyrja në ligjin për dekriminalizimin ku mekanizmi ëshë që në momentin që ke qenë bashkëpunëtor i ish sigurimit, e humb mandatin në mënyrë të menjëhershme. Propozimi i opozitës, që të them të drejtën bën sens, është një mënyrë tjetër, përdoret një ligj i ri i posacëm ku ndërhyhet përmes autoritetit të dosjeve që merr vendimin përfundimtar. Ajo që na duhet është të bëjmë bashkë dy propozimet” u shpreh Balla./abcnews.al