Legjenda e Manchester United, një kohësisht dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për “djajtë e kuq”, me 253 gola në 559 ndeshje, Wayne Rooney është mjaft i impresionuar nga sezoni që Marcus Rashford po zhvillon, teksa shpreson ai të jetë pasardhësi i tij si golashënuesi më i mirë i “të kuqve” të Mançester.
Deri më tani, Rashford është në gjysëm të rrugës, teksa ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës plot 120 herë në 347 paraqitje, ndërsa po shkëlqen me fanellën e “djajve”, pas ardhjes së teknikut Erik ten Hag, në krye pankinës së Manchester.
“Mendoj se ne të gjithë e dinim për Marcus para se të hynte në ekipin e parë se ai është një top lojtar dhe madje ka rënë pak, veçanërisht në 18 muajt e fundit. Por përsëri, mendoj se ardhaj e Ten Hag e bëri shumë të lehtë gjetjen e formës për të.
Unë nuk jam nga ata lojtarë që mbajnë rekorde dhe shpresoj se askush nuk do t’i mposhtë. Shpresoj t’ia dalë, dhe arsyeja për këtë është se ai është një djalë nga Mançesteri, ka studiuar në akademi.
Mendoj se nëse e bën këtë do të jetë një histori e mrekullueshme dhe do të thotë se ai është shumë i suksesshëm në klub, ka qenë atje për një kohë të gjatë dhe ka shënuar shumë gola. Kështu që unë shpresoj se ai do ta arrijë të vendosë një rekord të ri.
Unë mendoj se ai me siguri ka aftësinë për ta bërë këtë. Jam i sigurt ose shpresoj se diku në vitet e ardhshme do të jem në gjendje t’ia kaloj stafetën atij”,- tha ish-“bomberi” i Manchester United. /i.m /abcnews.al