Më 6 maj 2023, Mbreti Charles do të kurorëzohet zyrtarisht monark pas ceremonisë së kurorëzimit që do të zhvillohet në Westminster Abbey në Londër.
Familja mbretërore britanike nuk do të jetë e vetmja mbretërore që do të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III.
Sipas raporteve të huaja, Charles është gati të heqë traditën e të ftuarit vetëm të anëtarëve të familjes britanike dhe të ftojë homologët e tij nga e gjithë bota.
Anëtarët mbretërorë të huaj që thuhet se do të marrin pjesë janë Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letitia e Spanjës, Mbreti i Jordanisë, Sulltani i Bruneit, Sulltani i Omanit dhe familja mbretërore skandinave, të cilët janë të gjithë miq të Charles.
Gjithashtu, Princi Albert i Monakos konfirmoi se ai dhe gruaja e tij, Princesha Charlene, mezi presin të marrin pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles. “Jam i sigurt se do të jetë një ceremoni e pabesueshme dhe shumë emocionuese”, tha djali i Grace Kelly.
Buckingham Palace ka thënë se ceremonia e kurorëzimit do të pasqyrojë “rolin e monarkut sot dhe shikimin drejt së ardhmes, duke qenë i rrënjosur në traditat e vjetra”.
Më në fund, fëmijët e Princit dhe Princeshës së Uellsit, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, pritet të marrin pjesë në kurorëzimin e Mbretit më 6 maj në Westminster Abbey të Londrës, pasuar nga Koncerti “Kororëzimi” dhe Darka e Madhe më 7 maj dhe Ndihmë e madhe më 8 maj./abcnews.al