Infromaliteti, Braçe: Bizneset të paguajnë detyrimet, të mos telefonojnë deputetët

schedule13:00 - 10 Gusht, 2019

schedule 13:00 - 10 Gusht, 2019

Aksioni kundër atyre që ju shmangen taksave vijon në të gjithë vendin. Erjon Braçe tha se tregu më problematik ka rezultuar ai i karburanteve, teksa ju kujtoi biznesmenëve që shpëtimi i vetëm është të paguajnë detyrimet, sepse asnjë telefonatë me miq politikanë nuk do t’i ndihmojë.

Qeveria vijon aksionin e saj kundër informalitetit, ku rezulton se abuzuesit më të mëdhenj janë në tregun e karburanteve. Zëvendës kryeministri Erjon Braçe raportoi se këto kompani nuk shisnin çdo litër me kupon, duke shmangur pagimin e taksave.

Teksa njofton se të gjitha këto kompani karburantesh do të detyrohen të paguajnë të gjitha taksat e shmangura, Brace thotë se organizatorët e kësaj vjedhjeje do të përballen me ligjin.

Nën filtrin e qeverisë kanë kaluar të parat kompanitë e mëdha.

Por sjellja e biznesmenëve VIP nuk ka qenë e njëjtë.

Në fund, numri dy i qeverisë ka një apel për pronarët apo administratorët e bizneseve që i nënshtrohen kontrollit.

Erjon Braçe ju bën thirrje dhe gjykatësve administrativë të rreshtohen në mbrojtje të interesit publik dhe jo të atyre që bëjnë evazion fiskal./ABC News Albania 24/7