Policia ka nisur kontrollet ndaj të miturve në rrugët e kryeqytetit. Ata dyshohen se mbajnë me vete mjete pirotenike, të cilat më pas i hedhin në drejtim të efektivëve në protestë.
Më herët, Policia e Shtetit njoftoi se kishte arrestuar një 24-vjeçar, i cili dyshohet se furnizonte protestuesit me mjete piroteknike.
Gjatë kontrollit atij iu gjet një sasi e madhe mjetesh piroteknike në banesë, vlera e të cilave sipas përllogaritjeve arrinte në 40 mijë euro./abacnews.al


