U skualifikua nga gara për Kryeprokurorin, reagon Besnik Muçi

schedule19:28 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 19:28 - 15 Dhjetor, 2017

Pak orë pas skualifikimit nga gara për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, kandidati Besnik Muçi e konsideroi të pandrejtë përjashtimin e tij. Në një reagim për mediat, Muçi tha se Komisioni i Ligjeve kishte keqinterpretuar kriterin e 15 viteve përovojë pune të sanksionuar në Kushtetutë.

Prokurori Besnik Muçi u skualifikua nga gara për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm për mosplotësim të vjetërsisë15 vjeçare në radhët e prokurorëve. Ai e konsideroi të padrejtë eliminimin e kadidaturës së tij duke pretenduar se Komisioni i Ligjeve ka keqinterpretuar përcaktimin kushtetues “jo më pak se 15 vite përvojë pune”.

“Unë sot plotësoj 14 vjet, 11 muaj e 15 ditë si prokuror dhe 1 vit e tre muaj si jurist, OPGJ drejtor i drejtorisë kunder krimit ekonoimik financiar në Ministrinë e Brendshme. Në vlerësimin tim unë i plotësoj kushtet e një jursiti të spikatur me përvojë 15 vjet punë si jurist, prokuror dhe OPGJ drejtor i drejtorisë kundër krimit ekonomik financiar”.

Muçi sfidoi dy nga anëtarët e komisionit të ligjeve, përkatësisht nënkryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi dhe deputetin Adnor Shameti.

“Ku e kanë gjetur kushtin e 15 viteve prokuror. A lexon gjëkundi. Këto janë aktet që rregullojnë këtë procedurë. Me shumë përultësi i lutem dhe ambasadorit amerikane dhe përfaqësuesve të BE-së në Shqipëri t’ju kërkojnë këshilltarëe të tyre jurdike, a i gjejnë ata vjetërsi pune prokuror për të aplikuar për prokuror të përgjitjshëm. Nese po, unë kërkoj ndjesë dhe tërhiqem”.

Prokurori Besnik Muçi ushtron funksionin e tij pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!