Prapaskena Nagelsmann-Mane: Senegalezi debatoi ashpër me trajnerin në dhomat e zhveshjes

schedule15:52 - 29 Mars, 2023

schedule 15:52 - 29 Mars, 2023

Një nga aryset kryesorë të shkarkimit të Nagelsmann nga Bayern Munich ka qenë pikërisht atmosfera negative në dhomat e zhveshjes me disa lojtarë të skuadrës, të cilët së bashku nuk kishin marrëdhënie të mira me teknikun 35-vjeçar.

Sipas “Bild”, Julian Nagelsmann dhe Sadio Mane debatuan rëndë pas fitores 2-0 të bavarezëve ndaj PSG-së në ndeshjen e dytë të raundit 1/16 në Champions League.

Sipas medias gjermane, sulmuesi 30-vjeçar ishte i tërbuar pasi iu dhanë vetëm tetë minuta lojë dhe debatoi përpara shokëve të ekipit të cilët u shokuan dhe vunë në dukje shenja frike nga trajneri.

Mane ishte në gjendje të mirë fizike atë sfidë dhe mosaktivizimi i tij në fushën e lojës solli debatin e ashpër i cili nuk u bë asnjëherë i ditur deri në ditën e sotme./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!