Pas Ancelottit, Ronaldo “Fenomeni” propozon një emër të madh për kombëtaren e Brazilit

schedule13:02 - 29 Mars, 2023

schedule 13:02 - 29 Mars, 2023

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, duket shumë pranë drejtimit të kombëtares së Brazilit. Shanset janë gjithnjë e më shumë që tekniku aktual i Real Madrid të jetë në drejtimin e Brazilit në fund të sezonit.

Emri i Ancelottit është propozuar nga Ronaldo “Fenomeni”, duke marrë parasysh se ish-ylli i klasit botëror ka një ndikim të madh te Federata.

Së fundmi, Ronaldo ka menduar edhe diçka tjetër. Duke qenë se Juninho është në fund të mandatit si drejtor teknik, Ronaldo ka propozuar në Federatë emrin e ish-legjendës së Milanit, brazilianin Kaka. Duke parë që edhe marrëdhënia Ancelotti-Kaka ka qenë e mrekullueshme ndër vite, “Fenomeni” beson se kjo dyshe mund të ketë sukses në kombëtaren e Brazilit./ h.ll/abcnews.al