Një polic është sulmuar nga një pasagjer gjatë kontrollit të një automjeti në Prishtinë. Mediat në Kosovë raportojnë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë. Siç theksohet në njoftimin e policisë, polici dhe pasagjeri kanë marrë trajtim mjekësor ndërkohë që po hetohen rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 28.03.2023-01:00. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, i cili derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë legjitimit të një automjeti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (pasagjer). Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, me vendim të prokurorit , rast në procedurë të rregullt”./abcnews.al