Alibeaj akuza Ramës dhe Lleshajt: Shqipëria parajsë e krimit të organizuar

schedule15:45 - 9 Gusht, 2019

schedule 15:45 - 9 Gusht, 2019

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se nën qeverisjen e tij vendi është kthyer në një parajsë të krimit të organizuar. Në një deklaratë nga selia blu, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj iu referuar reportazhit të RAI 3, kur tha se autoritetet italiane pohojnë se vendi është kthyer në një qendër të trekëndëshit të trafikut të drogës Meksikë-Kolumbi-Shqipëri. Për demokratët vendi është shndërruar në lavatriçen më të madhe në Ballkan për pastrimin e miliardave të drogës.