Kultivonin kanabis në banesë, arrestohen dy vëllezërit në Krujë

schedule11:56 - 28 Mars, 2023

schedule 11:56 - 28 Mars, 2023

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Krujës pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se shtetasit Sh. H., 39 vjeç  dhe F. H., 32 vjeç vëllezër kishin përshtatur banesën e tyre për të kultivuar lëndë narkotike kanabis.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Qerekë, Krujë, në banesën e shtetasit Sh. H., u zbuluan 2 ambiente që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që ishin përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 268 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 51 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë dhe 51 rritës të energjisë elektrike.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Pëllumbi”, nga Policia e Krujës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Operacioni, falë inteligjencës informative, në vazhdën e goditjeve të njëpasnjëshme ndaj kultivimit të kanabisit, në ambiente të mbyllura, me anë të llambave.

Zbulohen 2 ambiente të përshtatura me llamba dhe pajisje të tjera elektrike, për kultivimin e bimëve narkotike.

Sekuestrohen 268 bimë kanabisi, 51 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që i shërbenin kultivimit në ambiente të mbyllura.

Vihen në pranga 2 vëllezër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i kontrolleve intensive që kanë si prioritet evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, me anë të llambave, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Pëllumbi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Qerekë, Krujë, në banesën e shtetasit Sh. H., u zbuluan 2 ambiente që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që ishin përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 268 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 51 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë dhe 51 rritës të energjisë elektrike.

Si rezultat i veprimeve operacionale në kuadër të këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit Sh. H., 39 vjeç (pronari i banesës) dhe F. H., 32 vjeç (vëllai i pronarit të banesës), të dy banues në Qerekë, Krujë. Shtetasi F. H. ka kryer lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike”, thuhet ne njoftimin e policie.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!