Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim 1-1 kualifikueset për Kampionatin Evropian “Euro 2024” të Grupit I.
Pas ndeshjes, Vedat Muriqi u shpreh se ishte një ndeshje që lehtë mund të ishte humbur, por edhe fituar.
“Një ndeshje e rëndësishme për neve. E kemi ditur që Izraeli është një ekip i fortë. Janë favorit i grupit me Zvicrën. Kemi punuar shumë dhe sot kthehemi me një pikë. Ka pasë raste kur e humbëm kontrollin. Ka qenë ndeshje që kemi mundur me humb, por edhe me fitu. Na duhet të fitojmë ndaj Andorrës për ta mbyllur muajin me katër pikë”, tha Muriqi.